Ronaldo Sharka bën hapa pas, habit me veprimin ndaj Luizit dhe Kiarës

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasjet virtuale, Luizi i shkon Ronaldos në provat e DWTS, gazetari habit me veprimin (Video)

Nëse ju kujtohet pak muaj më parë, një debat virtual mes Luizit dhe Ronaldo Sharkës, u bë viral – kjo pas një deklarate të këtij të fundit për moderatoren Kiara Tito në “Kepi i Vipave”.

Debati Luiz-Ronaldo u vazhdua me ofendime e ironi ndaj njëri-tjetrit, një unfollow nga Luizi për Ronaldon dhe shumë “kunja” e “ironi” nga ana e gazetarit për Luizin.

Ronaldo kishte vendosur t’a mbyllte “kapitullin Luiz” e madje kur disa ditë më parë Luizi hyri në sallën e provave të DWTS, Ronaldo doli me nerva duke ndërprerë provat.

Por, duket se tashmë Ronaldo i ka lënë pas të gjitha këto, pasi ai ka vendosur të ndjekë sërish Luizin në Instagram, ndonëse ky i fundit nuk e ndjek gazetarin.

Ronaldo gjithashtu ka pëlqyer videon e fundit të Luizit dhe Kiarës, ndërsa moderatoren ende nuk e ndjek në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE