Kiara Tito është shtatzënë? Fansat kapin detajin, ja video që po ‘bën namin’ në rrjet

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara Tito është shtatzënë? Fansat kapin detajin, ja video që po ‘bën namin’ në rrjet

Ditën e djeshme prindërit e moderatores Kiara Tito festuan për 30 vitet e tyre të dashurisë. Mes njerëzve të zemrës ata kërcyen dhe festuan për vitet krah njëri-tjetrit.

Përveç pamjeve nga festa madhështore, një tjetër video është duke bërë namin në rrjet. Syrit tonë dhe të ndjekësve nuk i ka shpetuar një video ku moderatorja shihet duke kërcyer dhe barku i saj ka marrë të gjithë vëmendjen.

Kiara Tito është shtatzënë? Fansat kapin detajin, ja video

Fansat janë të bindur se moderatorja është në pritje të ëmbël, dhe nuk i vëmë faj, pasi në këto pamje barku i Kiarës shihet paksa i rrumbullakosur.

Por, pa patur një konfirmim nga vetë çifti Luiz-Kiara ne s’na ngelet gjë tjetër veçse të presim dhe të aludojmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE