Dalin pamjet e para të Arbana Osmanit duke shërbyer tek Piramida

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana Osmani zbulon kur do të hapet restoranti i saj, çfarë do të ndodhë me “Big Brother Vip 3”

“Bana’s”, restoranti i Arbana Osmanit është hapur tashmë tek Piramida e Tiranës.

Ditën e sotme kanë qarkulluar pamje të shumta të restorantit si dhe të moderatores duke zhvilluar pasionin e saj, gatimin.

Nga videot dhe fotot shihet pamja e restorantit, si dhe njerëzit e shumtë që duket se e kanë mbështetur këtë projekt të ri të moderatores.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/VID-20231119-WA0001.mp4

Kujtojmë se kjo iniciativë e re e Arbanës shkaktoi jo pak bujë në rrjetet sociale.

Në mesin e fjalëve se ajo nuk do të jetë moderatore e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Arbana bëri një postim publik ku u shpreh tektualisht:

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida:)“-, duke na bërë të mendojmë se ndoshta ajo do të vijë me një program gatimi?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49137 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE