Çfarë thotë Dori për provokimet në spektakël? Olta Gixhari zbulon gjithçka…

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë thotë Dori për provokimet në spektakël? Olta Gixhari zbulon gjithçka…

Olta Gixhari, në një intervistë për “Dancing With The Stars Fan Club”, iu përgjigj disa pyetjeve pikante lidhur me garën e kërcimit. Anëtarja e jurisë së “DWTS” sqaroi raportin e saj me Ronaldo Sharkën, për të cilin mendon se ka qenë në rol me debatet që ka krijuar gjatë spektaklit.

Ronaldo i ka qejf ato gjëra. I shkojnë, nuk është se nuk i shkojnë. Unë padiskutim që jam në një rol. Jam në rolin e jurisë. Nuk mund të jem 100% vetvetja dhe nuk mund të them çdo gjë që mua më kalon në mendje. Nuk e di se ku do të shkonte ky spektakël nëse unë do ta bëja këtë gjë.

Unë do të doja shumë që Lori të ishte fashiste dhe po përpiqem që ajo të jetë një fashiste sepse i shkon shumë ky rol, por nuk po e bën. Valbona është zemër. Është shumë e mirë, me Valbonën jam shënd e verë. Ndërsa me Ilirin ngacmohem, gërricem gjithë kohës. Unë kjo jam. Jam ngacmuese, edhe në jetë.

Artistja zbuloi se çfarë i thotë bashkëshorti për skenat e saj provokuese në “Dancing Wth The Stars”.

Çfarë më thotë? (qesh). Bravo zemër më thotë, vazhdo kështu. Përderisa vazhdoj të jem kështu dhe do të më shihni edhe me keq, do të thotë se më mbështet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE