Gazetar, moderator dhe ish-banor i “BBV”! Kush është konkurrenti i radhës në “DWTS”?!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetar, moderator dhe ish-banor i “BBV”! Kush është konkurrenti i radhës në “DWTS”?!

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe aktori më i preferuar i humorit, Elvis Pupa.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e konkurrentit më të ri. Ai është Ronaldo Sharka, gazetar dhe moderator, tashmë edhe balerin. Frenki, një balerinë profesioniste dhe shumë energjike është gati të jetë në krah të Ronaldos dhe dyshja synon finalen e “Dancing with the Stars”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49220 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE