E intervistoi në Amerikë, moderatori zbulon prapaskenat me Luiz Ejllin

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E intervistoi në Amerikë, moderatori zbulon prapaskenat me Luiz Ejllin

Moderatori Meriton Mjekiqi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka zbuluar më shumë detaje nga intervista me fituesin e “BBV” Luiz Ejlli.

Ai tregoi se nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me këngëtarin por ka qenë Petrina ajo që e ka lidhur me atë për të zhvilluar intervistën në Amerikë.

Nga ana tjetër moderatori tha se kjo intervistë është pritur shumë mirë nga fansat sidomos nga mosha e tretë të cilët shpesh herë e kanë ndaluar atë në dyqane për ta komplimentuar për punën që ka bërë.

“Atëherë nuk kisha kontakt të drejtpërdrejtë me Luizin dhe kontaktova me Petrinën dhe më tha ‘pa merak diskuto me Luizin kur të shkojë në turne’. Luizi është një djalë i mrekullueshëm dhe shumë djalë i hapur. Unë kam kaluar shumë mië. Kam pasur komente shumë pozitive sidomos nga zonjat dhe zotërinjt që janë më në moshë sesa gjenerata e re. Më ka ndodhur që edhe në dyqan që më kanë ndaluar dhe respektuar duke më thënë edhe një koment për intervisten. Ka qenë një intervistë jashtëzakonisht shumë e mirë.”– tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE