Nuk i jep makinës prej shumë vitesh, Mariah Carey zbulon arsyen përse!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk i jep makinës prej shumë vitesh, Mariah Carey zbulon arsyen përse!

Ikona e muzikës pop Mariah Carey nuk i jep makinës prej shumë vitesh. Gjatë paraqitjes së saj në shfaqjen e Jennifer Hudson, këngëtarja e shpjegoi gjithë situatën dhe deklaroi se:

Unë nuk kam një patentë sepse e lashë të skadojë. U largova nga vendi ku jetoja, nuk e rinovova sepse shkova në një qytet tjetër. Më pas, kur doja të dilja, më thanë se më ka skaduar patenta. Përfundoi shtatë vjet më parë. Kështu që do të më duhet të bëj sërish provimin.

Rikujtojmë, se Carey është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq. Andy Stone dhe Troy Powers i kërkojnë këngëtares të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim për këngën “All I Want For Christmas Is You”, sepse, sipas tyre, ky është titulli i këngës së tyre të festës së vitit 1989.

Ndërkaq, këngëtarja e njohur ka “paralajmëruar” zyrtarisht fillimin e sezonit të Krishtlindjeve. Ikona e muzikës pop ka postuar një video në Instagram ku shfaqet brenda një blloku të madh akulli, gati për t’u “shkrirë”, pikërisht në kohë për të shënuar dhe nisjen e sezonit festiv të fundvitit. 54-vjeçarja thyen akullin me zërin e saj dhe fillon të këndojë këngën klasike të Krishtlindjes: “All I want for Christmas, is you”. 

Shifrat e fitimit të ‘All I Want for Christmas’ janë marramendëse. Videoja ka më shumë se 730 milionë views në YouTube dhe është edhe më e madhja në Spotify me 1.18 miliardë klikime. Për më tepër, bilanci i fitimeve të kësaj kënge të suksesshme të Krishtlindjeve u pasqyrua nga ‘The Economist’. Midis 1994 dhe 2019, një hark kohor prej 25 vitesh, fitoi më shumë se 60 milionë dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE