Jo gjithçka është siç duket, Fjoralba Ponari zbulon çfarë i ndodhi gjatë “Portokallisë”

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo gjithçka është siç duket, Fjoralba Ponari zbulon çfarë i ndodhi gjatë “Portokallisë”

Fjoralba Ponari është një nga figurat mjaft të dashura televizive, të cilën e shohim cdo të dielë nën prezantimit e spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri, “Portokalli”, përkrah Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi.

Nesa duket, në spektaklin e fundit, Fjoralba është përballur me një situatë mjaft të këndshme gjatë prezantimit, pasi një vajzë është ngritur nga audienca dhe ka nisur ta përshëndesë moderatoren, e cila thuajse harroi të vijonte prezantimin.

Ponari ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa ia bën me dorë vogëlushes, sikurse vet ai ka zbuluar dhe bashkangjitur ka shkruar:

“Fakt qesharak: Desh harrova të prezantoja, sepse më tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël që u ngrit në këmbë e po më përshëndeste gjithë emocion”.

Fjoralba Ponari ka nisur të prezantojë “Portokallinë” në vitin 2021 përkrah Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut. Përveçse është e angazhuar me programin humoristik, Ponari ka hapur gjithashtu një kanal në “Youtube”, përmes së cilit zbulon më shumë rreth udhëtimeve të shpeshta që ajo bën me partnerin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE