Në këtë ishull banorët nuk kanë ujë për të pirë…

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë ishull banorët nuk kanë ujë për të pirë…

Banorët e territorit francez të Mayotte, me rreth 310,000 njerëz nuk kanë prej disa muajsh ujë të pijshëm. Kjo zonë është e vendosur në Oqeanin Indian, në brigjet lindore të Afrikës, midis Mozambikut dhe ishullit të Madagaskarit. Mayotte po përballet me një krizë të paprecedentë uji prej 4 muajsh, mes një prej thatësirave më të këqija në historinë e saj, pasi ndikimet e krizës klimatike të shkaktuara nga njeriu përplasen me mungesën kronike të investimeve në sistemin e ujit.

Ishulli po përballet me thatësirën më të keqe që nga viti 1997. Dy rezervuarët e tij të ujit kanë arritur në nivel kritik të rënies, njëri është në 7% të kapacitetit dhe tjetri në 6%. Kjo ka sjellë ndërprerje drastike të ujit dhe sidomos atij të pijshëm. Banorët kanë qasje në ujë vetëm për rreth 18 orë çdo dy ditë.

Shumë thonë se ai pak që vjen, shpesh është i ndotur dhe e papijshme. Banorëve u është dashur të përballen gjithashtu edhe me mbylljen e shkollave dhe një krizë shëndetësore në rritje, ndërsa shishet e ujit bëhen një produkt i rrallë dhe i shtrenjtë në raftet e supermarketeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49414 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE