Shfaqet filmi në Kanada! “Në Kuadër Të Dashurisë” edhe për shqiptarët përtej oqeanit!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shfaqet filmi në Kanada! “Në Kuadër Të Dashurisë” edhe për shqiptarët përtej oqeanit!

“Në Kuadër të Dashurisë”, i cili ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit dha shfaqjen dje edhe për gjithë publikun shqiptar në Kanada. Në “Innis Town Hall Theater” filmi mblodhi bashkë çdo shqiptar anembanë botës për të shijuar prodhimin fantastik të krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga Top Media.

“Në Kuadër të Dashurisë” shfaqi një larmi emocionesh që e bënë publikun të mbërthehet pas ekranit për t’u përfshirë në një komedi romantike të paharrueshme që të bën të dalësh nga realiteti! Në Kuadër të Dashurisë po vazhdon gjithashtu të shfaqet për të gjithë artdashësit në kinema në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Britaninë e Madhe, në Zvicër, Greqi, Itali, Suedi dhe Luksemburg teksa premiera e radhës do të jetë më 25 Nëntor në Gjermani!

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.

Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit. Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në www.filmstop-channel.tv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE