Me 900 këngë të tij që i këndon çdo shqiptar, Naim Gjoshi kompozitori i shqiptarisë!

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me 900 këngë të tij që i këndon çdo shqiptar, Naim Gjoshi kompozitori i shqiptarisë!

‘Mora fjalë’ sot ngre në këmbë stadiumin teksa luan skuadra jonë kombëtare, duke u bashkuar me shpirtin e autorit dhe kompozitorit Naim Gjoshi dhe të këngëtares Shurte Fejza. Në një intervistë për ‘Exclusive’, kompozitori Naim Gjoshi zbulon historinë dhe zanafillën e kësaj kënge.

Kënga ‘Mora fjalë’ është vetëm një nga 900 këngë të kompozitorit të madh Naim Gjoshi. Ai e nisi karrierën në vitin 1973 dhe prej atëherë ka korrur vetëm suksese me këngë që sot i këndon çdo shqiptar, i madh e i vogël.

E kisha ëndërr që të merrja pjesë në festivalet e këngës në radio-televizion. Aty kam çuar një këngë që ështëë pëlqyer shumë, kënga ime e parë që mban titullin ‘Si lule në Bjeshkë’. E ka kënduar Valdete Hoxha dhe ishte fituese e çmimit të tretë. Është cilësuar nga kritika atëherë e nga muzikantët, si një nga këngët më origjinale të festivalit. Në vitin 1985 kam bërë një koncert shumë të bukur me këngë popullore të përpunuara matjane, me grupin e famshëm që quhej ‘Na bashkoi kënga popullore’. Ai koncert është filmuar dhe është një nga gjërat më të mrekullueshme që kam bërë. Përpunova këngë dasme, kam pasur dhe kritika atëherë nga partia se pse ishin vetëm këngë dasme e jo këngë për partinë.

Tekstet e Naim Gjoshit bien në sy për motivet atdhetare. Ndoshta nuk thuhet sa duhet por tekstet shqip, të shkruarit shqip të Naim Gjoshit, apo përzgjedhja e teksteve poetike në këngët e tij, kanë hyrë natyrshëm në shpirtin e shqiptarëve, të cilët ndonjëherë nuk duken, por janë patriotë edhe jashtë stadiumit. I pyetur se pse kjo zgjedhje, kompozitori shprehet:

Unë e kam përzemër këngën atdhetare. Kjo ndoshta sepse jam atdhetar, e dua vendin tim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE