Personazhet e njohur dhe fobitë e tyre të çuditshme

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Personazhet e njohur dhe fobitë e tyre të çuditshme

Kemi dëgjuar njerëz që kanë fobi nga lartësitë, nga vendet e mbyllura apo nga gjarpërinjtë.

Po ka njerëz si personazhet e mëposhtëm që kanë frikërat më të çuditshme që keni dëgjuar:

Khloe Kardashian – kërthizën

“E urrej kërthizën. Nuk mund të ma prekësh dhe as dua ta prek tënden. Kur jam në dush vendos doreza dhe ulëras sa herë që laj kërthizën.”

Kendall Jenner – Vrimat e vogla

Kendall vuan nga ajo që quhet “Trypophobia” dhe ka të bëjë me frikën ndaj vrimave të vogla që janë të vendosura në mënyrë të çuditshme. Ajo ka treguar se i ndodh shpesh me petullat apo krepat, si dhe me hojet e mjaltit.

Nicole Kidman- Fluturat

Kur ishte fëmijë, nëse i ndodhte të shihte një fluturë në hyrjen kryesore të shtëpisë, Nicole hynte nga gardhi ose gjente një mënyrë nga pas shtëpisë. Frika më e madhe ishte t’i afrohej një fluturë dhe kjo vazhdon akoma.

Kristen Stewart- Kuajt

Pavarësisht se i është dashur të përballej me frikën e saj më të madhe në xhirimet e filmave, Kristen tregon se kuajtë janë kafshët që urren më shumë qëkur pësoi një incident kur ishte fëmijë.

Jennifer Aniston – Zhytja

Pas një eksperience ku ra në pishinë në fëmijëri, Jennifer nuk guxon më as të zhysë kokën në ujë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE