Suki Waterhouse konfirmon se është në pritje të fëmijës së parë me Robert Pattinson!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suki Waterhouse konfirmon se është në pritje të fëmijës së parë me Robert Pattinson!

Aktorja e njohur Suki Waterhouse ka konfirmuar shtatzëninë e saj me të dashurin, Robert Pattinson. Aktorja e “Daisy Jones & The Six” e cila ndezi thashethemet për shtatzëninë në fillim të këtij muaji konfirmoi se është në një pritje të ëmbël me anë të një videoje të postuar në TikTok. Bukuroshja ka qenë e lidhur me aktorin e “Batman”, që nga viti 2018.

Rikujtojmë, se dyshja u lidhën pesë vjet më parë dhe kryesisht e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg syrit të publikut. Për herë të parë, thashethemet për një romancë mes tyre u ndezën në qershor 2018 pasi paparacët i kapën bashkë në Londër. Më pas marrëdhënia e tyre u bë më serioze në vitin 2020 kur e gjetën veten në karantinë së bashku. Robert pati një ndarje të dhimbshme vite më parë nga Kristen Stuart, pas tradhëtisë së saj me regjisorin Rupert Sanders. 

Konfirmimi i shtatzënisë vjen menjëherë pasi Waterhouse u largua nga Festivali i ardhshëm Laneway. Në një deklaratë zyrtare, festivali shpjegoi se këngëtarja nuk ishte më në gjendje të merrte pjesë në eventin e shkurtit ‘për arsye personale’. Krijuesja e hitit “Good Looking” fillimisht ishte planifikuar të performonte pesë koncerte në Sydney, Melbourne, Brisbane, Perth dhe gjithashtu në Adelaide.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE