Ndiheni të dështuar? Hiqni dorë nga këto 10+ zakone

vovalbania October 04, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Ndiheni të dështuar? Hiqni dorë nga këto 10+ zakone

Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, nuk po arrini qëllimet tuaja? Ende nuk i keni milionat e kursyera apo shtëpinë me pesë dhoma gjumi, ndonëse punoni dhe përpiqeni prej shumë vitesh? Ne ju themi këtë: Po tregoheni shumë i ashpër me veten dhe kjo nuk është e shëndetshme.

Të menduarit në këtë mënyrë nuk i rrit shanset për sukses. Nëse doni sukses, duhet të ndaloni së konsideruari veten si një dështim.

Filloni duke u thënë lamtumirë këtyre zakoneve dhe do të ndiheni më mirë!

Mendime negative që në mëngjes

Jini më të vetëdijshëm për mendimet tuaja. Mundohuni të zëvendësoni idetë negative me ato pozitive duke shkruar një listë për gjërat që jeni mirënjohës. Ky zakon mund të ndryshojë në mënyrë dramatike tonin e ditës suaj.

Shoqëria me njerëz tepër kritikë

Ekspozimi ndaj njerëzve kritikë ka efekte negative në vetëvlerësimin tuaj. Ju mund të jeni të shkëlqyer në diçka, por nuk do ta dini nëse shpesh dëgjoni mendimet negative të të tjerëve për veten dhe punën. Nëse ndiheni të dështuar, bëjini vetes një nder dhe qëndroni larg njerëzve negativë.

Kërkoni gjithmonë miratim

Shkrimtari i ndjerë Milan Kundera ka thënë dikur se ne të gjithë kemi nevojë për dikë që të na shohë: qofshin sytë e publikut, sytë e disa njerëzve që admirojmë, sytë e të dashurit apo sytë imagjinarë. Është normale të duash të dëgjosh shprehjet “Punë e shkëlqyer!” ose “Unë të admiroj”, por në momentin që kjo bëhet qëllim, do të filloni të ndiheni si të dështuar kur nuk i arrini ato. Në vend që të prisni miratimin e të tjerëve bëni veten një person të lumtur.

Vendosja e qëllimeve joreale

Nëse dëshironi të bëheni milioner në dy vite dhe ende nuk po shihni rezultate, atëherë po e teproni me qëllimet. Nëse nuk jeni kaq me fat ose nuk vidhni një bankë, shanset për ta arritur këtë do të ishin afër zeros. Është e mrekullueshme të ëndërrosh, por kjo bën më shumë dëm sesa mirë.

Normalizimi i fitoreve

Kur arrini diçka, a thoni “Ja, nuk ishte asgjë!” ose “Epo, është kaq e lehtë!”? Pse duhet të arrini diçka madhështore që të jeni krenar për veten? Mos i minimizoni fitoret. Pranojini sukseset dhe festoni kur ato ndodhin!

I kushtoni rëndësi jetës së të tjerëve

Nëse “pafajësisht” shikojmë jetën e njerëzve të tjerë nga kurioziteti, kjo do të ketë një efekt mbi ne. Ja pse mediat sociale i bëjnë njerëzit të pakënaqur. Pse ta torturoni veten? Nëse doni të mos ndiheni të dështuar, ndaloni së kontrolluari mediat sociale. Punoni me veten, nga qëllimet aktuale të jetës tek vetëbesimi dhe shëndeti mendor.

Sukses do të thotë vetëm para

Shumë prej nesh mendojnë se sukses është të kesh para. Paratë na japin siguri dhe rehati, por sado klishe që mund të tingëllojë, paratë nuk janë gjithçka. Shumë njerëz të pasur janë të pakënaqur, pavarësisht se kanë gjithçka që mund ta blejnë paratë. Paraja nuk garanton lumturinë dhe është vetëm një formë suksesi.

Nuk merrni parasysh kufizimet tuaja

Vetëbesimi dhe të pasurit e një mentaliteti pozitiv mund të bëjnë mrekulli. Por, ka shumë faktorë që ndikojnë në suksesin e dikujt. Të gjithë duhet të pranojmë kufizimet tona. Ne nuk duhet t’i injorojmë ose t’i hedhim poshtë sepse ato janë arsye për të mos arritur sukses në të njëjtin ritëm si dikush që ka lindur i pasur dhe i shëndetshëm.

Ideja se është shumë vonë

Është normale të ndihesh sikur është tepër vonë pasi ke mbushur të 30-at. Kjo mendësi është vrasësi numër një i suksesit. Pse do të bënit më të mirën nëse e dini se tashmë është tepër vonë? Pse do të shqetësoheshit nëse tashmë jeni të dështuar? Thuajse vetëm 1% e njerëzve kanë pasur sukses në një moshë shumë të re dhe 99% të tjerë kanë arritur sukses pas moshës 35-vjeç. Frymëzohuni nga këto modele.

Të qenit gjykues

Njerëzit që janë tepër gjykues ndaj të tjerëve janë nga më kritikët përreth. Nëse shikoni njerëzit e tjerë dhe mendoni “A janë ata një fitues apo një humbës?”, atëherë shanset janë që po ia bëni këtë edhe vetes. Nuk është e lehtë të ndalosh së qeni gjykues. Por, mund të bëhet.

Nuk po punoni për ëndrrat tuaja

Nëse vendosni synime, ëndërroni për një jetë të mirë dhe nuk po bëni as 10% të përpjekjes që kërkohet nga ju, atëherë do të ndiheni të dështuar. Për të dalë nga dështimi duhet të ndërmerrni hapa që të çojnë drejt suksesit. Asnjë meditim apo bisedë me veten nuk sjell rezultate pozitive, nëse nuk veproni.

Name(required)
Email(required)
Website
Message

Submit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE