Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, ja si është gjendja e saj (Foto)

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, ja si është gjendja e saj (Foto)

Gazetarja e njohur Sonila Meço është përfshirë në një aksident gjatë mesditës së sotme në Tiranë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Diellit në periferi të kryeqytetit teksa gazetarja po drejtonte makinën e saj fuoristradë, tip “Dodge”.

Paraprakisht dyshohet se gazetarja ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja është rrëzuar shtylla si edhe është dëmtuar makina, ndërkohë që ajo pret sipas rregullave brenda mjetit deri në ardhjen e policisë për të bërë kontrollin e vendit të aksidentit.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti përveç dëmeve materiale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE