Mos harroni çadrat/Na pret mot me reshje shiu!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos harroni çadrat/Na pret mot me reshje shiu!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpas’hershme me kthjellime, kryesisht në zonën e qendrës dhe në jug.

Vranësirat e dendura në zonën e veriperëndimit e lokalisht në jug, shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar lokalisht dhe në periudha afatshkurtra, deri të lartë.

Në këto zona, reshjet do të jenë problematike në periudha afatshkurtra, në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike e breshër. Në qendër, ka reshje të herëpas’hershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar, në formën e shtrëngatave. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 3-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era bëhet intensive e relativisht problematike. Po ashtu, fiton shpejtësi deri në 15-20 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/17
Re shi

Kukës
7/12
Diell re shi

Lezhë
9/18
Re shi

Dibër
5/13
Diell re shi

Durrës
11/21
Diell re shi

Tiranë
12/21
Diell re shi

Elbasan
8/23
Diell re shi

Berat
9/23
Diell re shi

Vlorë
11/22
Diell re shi

Korçë
6/12
Diell re shi

Gjirokastër
5/17
Diell re shi

Sarandë
14/17
Diell re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE