Ndryshimet klimatike rrezikojnë infrastrukturën/Shqipëria 147 milion dollarë dëme në vit!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimet klimatike rrezikojnë infrastrukturën/Shqipëria 147 milion dollarë dëme në vit!

Dëmet mesatare vjetore në infrastrukturë që vijnë nga fatkeqësitë natyrore po bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Një dokument i qeverisë vlerëson se “vlera mesatare është 147 milion dollarë” dhe këtu bëjnë pjesë përmbytjet, tërmetet apo rrëshqitjet që prekin rrjetin rrugor dhe urat, por pjesën kryesore e mbajnë të parat.

Infrastruktura rrugore dhe e urave të Shqipërisë është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike e fatkeqësive natyrore, kryesisht përmbytjet dhe tërmetet. Dëmet mesatare vjetore vlerësohen në 147 milion dollarë në vit, me një ngjarje katastrofë, për shembull siç është një tërmet 1 në 100 vjet, duke shkaktuar më shumë se 2 miliardë dollarë dëme.

Përmbytjet lumore janë një rrezik i madh i rrezikut natyror në rrjetin rrugor primar në Shqipëri dhe përbëjnë 84% të totalit të AED (dëmit mesatar vjetor), krahasuar me 11% nga rrëshqitjet e dheut dhe 5% nga tërmetet.

Disa arterie kryesore në infrastrukturë janë të prekura vazhdimisht nga përmbytjet e rëndësia e tyre ekonomike, e bën dëmin edhe më të madh në raste bllokimesh. Dy janë rrugët kryesore që dokumentet përmendin dhe janë pjesë e korridoreve 4 dhe 5.

Nën rrjetin strategjik, Korridori 4 (Tiranë-Durrës) dhe Korridori 5 Durrës-Vlora, janë rrugët më kritike në Shqipëri. Këto korridore janë edhe tani të prekshme ndaj ngjarjeve të përmbytjeve dhe dëmi vjetor mund të jetë rreth 13 milion euro për shkak të vëllimit të madh të trafikut e rëndësisë ekonomike të këtyre korridoreve dhe pritet të rritet sipas skenarëve të ndryshëm të ndryshimeve klimatike.

Duke marrë parasysh të gjithë rrjetin rrugor kombëtar, urat e kanalet janë infrastruktura kyçe më e cënueshme dhe elementët më të ekspozuar. Vlerësohet një dëm mesatar vjetor prej 18.7 milion eurosh.

Në një përmbledhje të projektit të urave që po zbatohet me ndihmën e Bankës Botërore, ARRSH-ja nënvizonte se “ekziston një nevojë e qartë dhe urgjente për të rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë ndaj ndryshimeve të klimës e fatkeqësive natyrore (p.sh., tërmetet, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, stuhitë e forta të erës, etj)”./Monitor

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE