Për 22 raste korrupsioni, SPAK-u dërgon për gjykim specialistin e Agjencisë së Pronave!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për 22 raste korrupsioni, SPAK-u dërgon për gjykim specialistin e Agjencisë së Pronave!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal të vitit 2021 ndaj Ilir Kapetanit, specialist i shqyrtimit të dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Lidhur me 22 raste, Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Po ashtu, janë 17 të pandehur të akuzuar për “Korrupsion aktiv”, duke i dhënë specialistit përfitime të paligjshme.  Siç thuhet në njoftimin zyrtar, në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, është provuar se i pandehuri ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashëgimtarë të ish-pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

I pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i  personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 raste.

Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49904 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE