Pas eksperiencës në Shqipëri, Beniada synon të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

vovalbania June 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas eksperiencës në Shqipëri, Beniada synon të bëhet pjesë e Big Brother në Itali

Pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania, modelja e njohur shqiptare Beniada Nishani synon një tjetër format, atë të Grande Fratello në Itali.

Në një intervistë për mediat italiane, Beniada u shpreh se do donte shumë të bashkohej me kastin e Big Brother-it të ardhshëm në Itali, për t’i treguar publikut se kush është ajo.

Modelja tha se eksperienca e saj në BBVA ka qenë pozitive, duke e cilësuar një nga më të bukurat e të gjithë jetës së saj.

“Më ndihmoi të njihja veten më mirë dhe të përballesha me disa nga frikërat e mia më të mëdha. Gjatë gjithë rrugëtimit jam përpjekur të jem gjithmonë vetvetja, pa filtra. Fillimisht më trembi shumë fakti që nuk e njihja mirë gjuhën shqipe.

Pastaj kuptova se ky mund të kishte qenë një çelës për të shkuar te publiku me disa shprehje tipike italiane që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. Jam mirënjohëse për këtë eksperiencë sepse menjëherë pas finales hapa një rrugë të re profesionale në Top Channel i cili më dha mundësinë të kisha një program timin.

Do doja shumë të bashkohesha me kastin e Big Brother-it të ardhshëm këtu në Itali. Do të ishte një mënyrë për t’i treguar publikut se kush jam”, është shprehur Beniada për mediat italiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE