Sam Altman do të kthehet sërisht si CEO i OpenAI!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sam Altman do të kthehet sërisht si CEO i OpenAI!

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, u shkarkua së fundmi nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhej se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai.  Ndërkaq, së fundmi është bërë e ditur se Altman do të kthehet sërisht si CEO i OpenAI, duke kapërcyer një kaos që përfshiu kompaninë gjatë disa ditëve të fundit.

Ish-presidenti Greg Brockman, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste për shkarkimin e Altman, do të kthehet gjithashtu. Kompania tha në një deklaratë se ka një “marrëveshje në parim” që Altman të kthehet së bashku me një bord të ri të përbërë nga Bret Taylor, Larry Summers dhe Adam D’Angelo. Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022. një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit.

Pjesa më e madhe e pasurisë së Altman është e lidhur me pronësinë e kapitalit në kompanitë private, duke e bërë të vështirë përcaktimin e vlerës së vërtetë neto të pasurisë sq tij. Megjithatë, kompanitë që ai ka udhëhequr, themeluar ose mbështetur, vlerësohet se kanë një vlerë të përbashkët 500 miliardë dollarë.

Rikujtojmë se shumica e stafit në OpenAI kërcënuan të jepnin dorëheqjen nga kompania dhe t’i bashkoheshin Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri të kërkimit të AI të avancuar. Në një letër drejtuar bordit të OpenAI më shumë se 500 punonjës aktualë të OpenAI thonë se Microsoft iu ka siguruar se ka pozicione për të gjithë punonjësit e OpenAI. Punonjësit e OpenAI që nënshkruan letrën akuzuan bordin e kompanisë se ka rrezikuar punën e tyre dhe se ka minuar misionin dhe kompaninë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE