Samiti G20/ Rusia ia lë fajin Ukrainës: Nuk pranon të negociojë për paqe!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Samiti G20/ Rusia ia lë fajin Ukrainës: Nuk pranon të negociojë për paqe!

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Kievin se po pengon dhe se nuk pranon të negociojë për paqen.

Presidenti rus ka thënë se Rusia është e gatshme për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Këto deklarata Putin i bëri në fjalimin e tij të zhvilluar në takimin e G20.

“Është e domosdoshme të mendohet se si të ndalohet tragjedia e konflikti në Ukrainë. Rusia kurrë nuk ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Ukrainën”, është shprehur më tej Putin.

Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar presidenti ukrainas Volodymir Zelensky nënshkroi edhe një dekret, duke shpallur zyrtarisht të pamundur çdo negociatë midis Kievit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, megjithatë la të hapur mundësinë e bisedimeve me Rusinë.

Vendimi i Putinit për të dërguar trupa në Ukrainë në shkurt 2022 shkaktoi konfliktin më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga thellësia e Luftës së Ftohtë.

Duke iu drejtuar udhëheqësve të G20-ës për herë të parë që nga fillimi i luftës, shefi i Kremlinit tha se disa liderë kishin thënë në fjalimet e tyre se ishin të tronditur nga “agresioni” i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë.

“Po, sigurisht, veprimet ushtarake janë gjithmonë një tragjedi. Dhe sigurisht, ne duhet të mendojmë se si ta ndalojmë këtë tragjedi. Meqë ra fjala, Rusia nuk ka refuzuar kurrë bisedimet e paqes me Ukrainën”, tha Putin në takimin virtual të G20 të thirrur nga kryeministri indian Narendra Modi, kryesuesi aktual.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE