GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit, Dule: Krijon precedentë të rrezikshëm!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit, Dule: Krijon precedentë të rrezikshëm!

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Ai tha se çështja ndaj Belerit është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama i cili sipas tij ka interesa të mbajë Jorgo Goron si kryetar bashkie të Himarës me qëllim tjetërsimin e pronave pasurore për interesat e tij.

“Është për të shprehur keqardhjen për republikën tonë, demorkacinë tonë. Çështja Beleri nuk është asgjë më tepër sesa një kakofoni drejtësie ku tekstin, muzikën dhe orkestrimin e realizon një autor ekskluziv, Edi Rama kryeministri. Belerit prej muajsh, i privohet e drejta themelore, ndërsa qytetarëve u privohet e drejta për të zgjedhur. Kryetari ne bashkisë e kanë zgjedhur dhe kryetar nuk kanë.

Çështja është një dhe e vetme. Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës një kryetar që nuk e kanë votuar qytetarët me qëllim që të vazhdojë aferat korruptive që kanë qëllim tjetërsimit e statusit pasuror. Kjo nuk është një ndërhyrje në punët e drejtësisë por një mendim që mund të shprehim për një vendim. Ndërhyrje në drejtësi është ajo që dëgjuat në intervistën e kryeministrit Rama.  Janë momente shumë të vështira që krijojnë precedent të rrezikshëm që cënon shtetin e së drejtës, prezumimin e pavarësisë”- u shpreh Dule.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE