Shpërthimi në Prizren, policia jep detaje të reja

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi në Prizren, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodhur në mëngjesin e sotëm në tregun e kafshëve në Prizren, ku si pasojë u lënduan 10 persona.

Sipas njoftimit të fundit, gjithçka ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të çastit ndërmjet tregtarëve të kafshëve.

Gjithashtu bëhet e ditur se tregtarët janë përshirë në një rrahje e më pas dy prej tyre kanë hedhur një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin) dhe njëri prej tyre është shoqëruar në Polici.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që më vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, të cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, është bërë e ditur se gjatë operacionit policor, përveç në vendin e ngjarjes, janë kryer kontrolle edhe në Komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur në vitin 1982.

“I njëjti është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme hetimore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet në afat prej 48-orë, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuar, ku janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij. Policia rajonale në Prizren së bashku me Prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar”, përfundon njoftimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50665 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE