Arrestohet kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Sarandë!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Sarandë!

Pranga drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Sarandës, Nasip Hoxha. 57-vjeçari dyshohet për “Shpërdorim detyre” duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Sarandë. Në këtë post, Hoxhaj ishte prej rreth 5 muajsh. Ai është drejtori i tretë në Bashkinë Sarandë që ndalohet me urdhër të prokurorisë, në 19 muaj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Për të u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg” e dhënë nga gjykata.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:

N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE