Si përfundim, kjo është lidhja biologjike mes Ilnisës dhe Dritëro Agollit!

vovalbania February 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si përfundim, kjo është lidhja biologjike mes Ilnisës dhe Dritëro Agollit!

Shpesh herë Ilnisa është shprehur se është mbesa e Dritëro Agollit dhe e ka xhaxha poetin, ndërsa shumë të tjerë në rrjet janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Epo, dilema mori fund!

Vëllai i Ilnisës ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio” ku ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur nga Elona Duro, ai është shprehur:

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE