I doli emri në përgjimet e grupit kriminal, reagon për herë të parë Elvana Gjata: A jeni gati?

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I doli emri në përgjimet e grupit kriminal, reagon për herë të parë Elvana Gjata: A jeni gati?

Nga përgjimet e grupit të strukturuar kriminal doli dhe emri i këngëtares Elvana Gjata, e cila është edhe ish partnerja e Ervitn Matës.

Nga përgjimet ku është i përfshirë ish-zëvendës drejtori i policisë Erzen Berçani dhe djali i rij Eralbin, doli se ish-drejtori kishte folur me Matën dhe ky i fundit do i kalonte rreth 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës. Si duket Mata përdorte llogarinë e ish-partneres së tij për të kryer transaksionet.

E teksa këta lajme kanë bërë xhiron e rrjetit, pasi emri i këngëtares përmendet në grupin e strukturuar kriminal që akuzohen për pastrim parash dhe trafikim droge, duket se Elvana nuk është aspak e shqetësuar.

Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory, ku tregon se sonte do të performojë në një klab në Berlin të Gjermanisë.

“A jeni gati”, është mbishkrimi i Elvanës, ku duket qartazi se nuk është i interesuar për lajmet që qarkullojnë dhe se ajo po vijon me përditshmërinë e saj dhe punën e saj.

I doli emri në përgjimet e grupit kriminal, reagon për herë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE