Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Irena Gjokës i shtohen truprojat, pas kërcënimeve nga familja Berisha!

Garda e Republikës ka shtuar truprojat për ruajtjen e gjyqtares Irena Gjoka e përballur me sulme verbale të njëpasnjëshme nga Sali Berisha që pas vendimit të datës 20 tetor kur firmosi masën e arrestit ‘detyrim me paraqitje’ dhe ndalim të udhëtimit jashtë për vetë Berishën si dhe masën e arrestit me burg për Jamabër Malltezin të akuzuar për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Lajmi u konfirmua nga garda për Top Channel.

Si drejtuese e gjykatës së Posaçme, Gjoka ka pasur deri tani katër truproja, ndërkohë që ky numër ka shkuar në gjashtë, pas shtimit të masave të sigurisë. Burime zyrtare të gardës, thanë  se kjo masë është parë e nevojshme pas sulmeve verbale nga ish-kryeministri të bëra ndaj Gjokës, pas vendimit të saj ku vendosi detyrim paraqitje për ish kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin, masa të cilat i konfirmoi në datën 26 tetor.

Edhe përpara seancës për vlerësimin e masës ndaj tij, më 26 tetor, Sali Berisha doli në konferencë me gazetarët dhe sulmoi politikisht gjyqtaren Gjoka duke e quajtur kriminele me uniformë që merr urdhra nga kryeministri Rama.

Një tentativë tjetër e Berishës e rrëzuar tashmë ishte kërkesa  për përjashtimin e Gjokës nga çështja, me pretendimin se ajo shkeli kushtetutën në mënyrë kriminale, por për këto sulme të paprecedenta, nuk paraqet asnjë argument ligjor, përse kërkesa e tij duhej të ishte marrë parasysh.

Gjyqtarja Gjoka në vendimin që firmosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishën duke i bllokuar pasaportën, ka evidentuar se në cilësinë e kryeministrit, Berisha ka marrë vendime në konflikt të hapur interesi për ish-kompleksin Partizani, duke sjellë përfitime për dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas vendimit, pasi u nxor nga inventari i ushtrisë, trualli i ish-kompleksit “Partizani” ishte ambient sportiv dhe ligjet e ndalonin përdorimin për ndërtim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE