Malësi e Madhe, plagosi me thikë bashkëshorten, policia arreston autorin!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Malësi e Madhe, plagosi me thikë bashkëshorten, policia arreston autorin!

Krimi në familje godet sërish në vendin tonë. Në Malësinë e Madhe, një 38-vjeçare u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, në fshatin Grizhë. Për fat të mirë, e lënduara është jashtë rreziku për jetën. Uniformat blu arrestuan autorin e dyshuar, i cili u kap në flagrancë. Paraprakisht, mësohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta.

Njoftimi zyrtar i Policisë: 

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE