Një tjetër grabitje, telashet nuk kanë të ndalur në familjen e bashkëshortes së Lionel Messi-t!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër grabitje, telashet nuk kanë të ndalur në familjen e bashkëshortes së Lionel Messi-t!

Bëhet e ditur nga mediat spanjolle se kushëriri i bashkëshortes së Leonel Messi-t, është grabitur. Akti kriminal ka ndodhur në Argjentinë, në Rosario, teksa hajdutët kanë sulmuar me armë zjarri makinën në të cilën ndodhej kushëriri i Antonella Roccuzzo, partneres së Messi-t. Sapo ai ka ndaluar makinën, i janë grabitur gati 20 mijë euro.

Marianela, e cila ishte në makinë me kushëririn e Antonelës, deklaroi për një agjenci shtypi se:

Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para.

Kjo është një tjetër grabitje për familjen e bashkëshortes së Messi-it, pasi në muajin mars u grabit dhe u sulmua supermarketi në pronësi të partneres së argjentinasit. Rikujtojmë, se Lionel Messi ishte fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të të Topit të Artë, në Paris. Ylli argjentinas fitoi për herë të 8-të trofeun duke lënë pas Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe, i treti.

Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar ndërsa udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. Messi thellon edhe më shumë diferencën me rivalin e madh Cristiano Ronaldo, i cili mbetet në kuotën e pesë trofeve. “Pleshti” fitoi garën me konkurrentin e tij më të fortë, Erling Haaland. Norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester City-t sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup. Nëse nuk e dini ju risjellim në vëmendje se Spanja ka futur në fjalor futbollistin legjendar Lionel Messi. “Inmissionati” është fjala dhe do të thotë ta luash futbollin në mënyrë perfekte dhe me shumë talent. E gjitha e frymëzuar nga ylli argjentinas i futbollit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE