Sherr me thikë e pistoletë në Vlorë, dy të plagosur/Përfshihet edhe një oficer ushtrie!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherr me thikë e pistoletë në Vlorë, dy të plagosur/Përfshihet edhe një oficer ushtrie!

Sherr me thika dhe armë zjarri mes tre personave, dy të plagosur në Vlorë, vetëdorëzohet në polici njëri prej të përfshirëve, oficer ushtrie. Ngjarja ndodhi pas mesdite në qytetin bregdetar jugor ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Ergest Hoxha goditi me thikë 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi, duke e dëmtuar në krah.

I lënduari udhëtonte si pasagjer në makinën me drejtues vëllanë e tij 27-vjeç, Ermal Muzhaqi, ky i fundit pjesë e Forcave të Armatosura. Bëhet e ditur se ai nxori armën e shërbimit pistoletë e qëlloi ndaj shtetasit që i plagosi vëllanë. Më pas u vetëdorëzua në polici. Dy të dëmtuarit u shoqëruan në spital, për ndihmë mjekësore. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE