Turqia nuk fal, gjobit kompaninë lidere të rrjeteve sociale, ja pse u padit kompania “Meta!“

vovalbania January 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia nuk fal, gjobit kompaninë lidere të rrjeteve sociale, ja pse u padit kompania “Meta!“

Vetëm pak ditë më parë, Autoriteti transmetues RTUK vendosi të ndalojë për dy javë transmetimin e serialit të njohur televiziv në Turqi “Kizil Goncalar” pasi u konsiderua se ishte kundër “vlerave kombëtare dhe shpirtërore të shoqërisë. Ndërsa këtë herë, Turqia ka gjobitur kompaninë Meta-n me 160,165 dollarë në ditë, pasi thuhet se nuk ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me të dhënat e përdoruesve.

Meta kohë më parë kishte njoftuar se aplikacioni Whatsapp do të pësonte disa përditësime, të cilat nuk do të vlenin për shtetin turk, ndërkohë përdoruesit do të mund të vazhdonin ta përdorin aplikacionin me funksionalitet të plotë. Sipas këtij konteksti, përdoruesit nuk do duhej të merrnin njoftime që kërkojnë miratimin e përditësimit, gjë që ndodhi. Si rezultat i disa hetimeve për këtë veprim nga Meta, është konstatuar se kompania ka thyer disa rregulla, dhe se ka penguar aktivitetet e konkurrentëve të saj në rrjete sociale. Pasi propozimet e Meta-s për korrigjimin e gabimit u vlerësuan të pamjaftueshme, shteti turk vendosi ta gjobisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi tashmë në shtetin turk. Përveç gjobës, autoritetet turke kërkuan që në vend të njoftimit për miratimin e ndryshimeve në Whatsapp, aplikacioni të përdorë një ekran që përfshin informacione të cilat sigurojnë se ai mund të vazhdojë të përdoret. Deri në një zgjidhje përfundimtare, kompania Meta do të duhet ti paguaj dëmshpërblimin shtetit turk.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE