Dy persona të panjohur për të, prindërit e Romeos surpizojnë Heidin!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy persona të panjohur për të, prindërit e Romeos surpizojnë Heidin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ndërkohë që “martesa” e çiftit u komentua gjërë e gjatë, ku disa banorë besojnë në dashurinë e dyshes mirëpo ka patur edhe nga ata që kanë dyshimet për këtë dashuri. Pas këtyre debatave, një surprizë është rezervuar për Heidin. Ledioni i ka kërkuar banores të shkojë në dhomën e ndenjës pasi dy persona kanë ardhur për ta takuar atë. Teksa ka shkuar në dhomën e ndenjes, Heidi është përballur me një zonjë dhe një zotëri, të cilët nuk i kishte takuar kurrë më parë. Në fakt bëhej fjalë për prindërit e Romeos, të cilët u treguan mjaft dashamirës për “nusen” e djalit të tyre, duke treguar mbështetjen për çiftin. Pas janë takuar me Heidin, ka qenë Romeo ai që i është bashkuar prindërve në dhomën e ndenjes, ku mes emocioneve të forta kanë përqafuar njëri-tjetrin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE