Avokatët kërkuan shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj Berishës, Apeli i Posaçëm shtyn seancën!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokatët kërkuan shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj Berishës, Apeli i Posaçëm shtyn seancën!

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, e planifikuar të mbahej sot në 09:00 u shty për në orën 14:00. Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë këtë seancë, ndërsa Berisha kërkon shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”. Lidhur me privatizimin e klubit sportiv, ish-shefi i qeverisë akuzohet për korrupsion pasiv e ndaj tij janë vendosur masat “Detyrim për paraqitje”, si dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, shtyu seancën ndaj ish-kryeministrit për në orën 14:00.

Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00.

Nga ana tjetër, SPAK-u kërkoi që gjykatësja Ilirjana Olldashi të përjashtohet nga gjykimi, për konflikt interesi. Më herët këtë javë, Olldashi zbuti masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës, duke vendosur “Arrest shtëpie” nga “Arrest me burg”. Por, prokuroria kërkon rikthimin në qeli të Malltezit, i akuzuar për korrupsion pasiv e pastrim parash po për çështjen e klubit sportiv “Partizani” në kryeqytet.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE