E RËNDË në Tiranë/ Shembet skela pranë pallatit në ndërtim, zë poshtë babë e bijë që po kalonin rrugën

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E RËNDË në Tiranë/ Shembet skela pranë pallatit në ndërtim, zë poshtë babë e bijë që po kalonin rrugën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në Tiranë, ku ka rënë një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim.

Sipas informacioneve të para, mësohet se janë dëmtuar dy kalimtarë, një burrë me vajzën e tij që po kalonin rrugën.

Nuk dihet ende se si është gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa raportohet se babë e bijë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton rrethnat që shkaktuan rrëzimin e skelës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50248 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE