Gjenden mbetje të tjera mortore në Prekaz, dyshohet se janë të të zhdukurve gjatë luftës!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjenden mbetje të tjera mortore në Prekaz, dyshohet se janë të të zhdukurve gjatë luftës!

Policia e Kosovës bëri të ditur se në Prekazin e Poshtëm të Skenderajt, hetuesit policorë në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë gjetur mbetje mortore edhe të tre personave.

Në fillim të këtij muaji, në po këtë lokacion ishin gjetur mbetjet mortore të tre personave të tjerë.
Policia tha se dyshohet se mbetjet mortore u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më datë 9 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë. Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa [gjetje eshtërore] të gjashtë personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit, u tha në njoftim.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Më 2 maj, Kosova dhe Serbia – nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – kanë arritur marrëveshje për një Deklaratë për Personat e Zhdukur.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se një vendim i tillë jep shpresë për qasjen në dokumentet e shënjuara si “konfidenciale”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE