Gjendet i vrarë aktori 23-vjeçar Kevin Munoz!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet i vrarë aktori 23-vjeçar Kevin Munoz!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kolumbi, ku raportohet se, aktori 23-vjeçar, Kevin Munoz, që luajti në “Netflix” dhe “Apple TV” u gjet i vdekur me duar dhe këmbë të lidhura, ndërsa autoritetet arrestuan një adoleshent si të dyshuar. Sipas mediave të huaja, trupi Kevin Andres Munoz Tovar u gjet në qytetin Tulua me disa plagë me hanxhar, ndërsa mësohet se, autoritetet kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuar për vrasjen brutale.

“Policia e Valles raporton se një 19-vjeçar është arrestuar falë informacioneve të dhëna në kohë nga qytetarët. 19-vjeçari dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Kevin Andres Munoz Tovar, një aktor i njohur i një filmi kolumbian. Personat që shkaktuan lëndimet më pas u larguan nga vendi i krimit, por falë informacioneve nga komuniteti, njëri prej tyre u arrestua”,-theksoi shefi i policisë.

I ndjeri luajti në filmin e Netflix “Lavaperros” me regji të Carlos Moreno. Filmi fokusohet në konfliktin mes një njeriu që përballet me probleme financiare dhe një peshkaqeni huamarrës që dëshiron ta vrasë atë. Ishte gjithashtu pjesë e serisë “Apple TV Echo 3”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50144 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE