Irlandë/Trazira në Dublin pas sulmit me thikë në afërsi të një shkolle!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Irlandë/Trazira në Dublin pas sulmit me thikë në afërsi të një shkolle!

Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën makina dhe plaçkitën dyqane në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Dublin, pasi tre fëmijë dhe një grua u plagosën në një sulm me thikë në afërsi të një shkolle. Të pajisur me mjetet për shpërndarjen e protestave, agjentët e policisë ruajtën rrugët e kryeqytetit irlandez ndërsa turmat brohorisnin dhe ndiznin fishekzjarre.

Pranë urës O’Connell, mbi lumin Liffey, flakët përfshinë një automjet e një autobus duke i djegur plotësisht. Turmat e njerëzve të irrituar hynë në dyqane e kryen grabitje në një nga rrugët kryesore tregtare të Dublinit.

Këto trazira, të cilat po konsiderohen si më të rëndat e viteve të fundit në këtë qytet, erdhën pasi një vajzë vetëm 5 vjeçe pësoi lëndime të rënda nga një goditje që dyshohet të ketë qenë me thikë në sheshin Parnell East, në veri të Dublinit.

Dy fëmijë të tjerë e dy të rritur, në mesin e të cilëve është një grua krahas të dyshuarit për sulmin, u dërguan në spital për shkak të plagëve. Për agresorin, policia njoftoi se është një burrë rreth moshës 50 vjeç, ndërsa reagimet në mediat sociale për kombësinë e tij nxitën trazirat pas sulmit. Nuk u ofruan detaje të tjera.

Shefi i policisë, Drew Harris, fajësoi atë që ai e quajti një “grup të çmendur, të drejtuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë”, si dhe bëri paralajmërime kundër “dezinformatave të çdo lloji”.

Po ashtu, disa protestues mbanin pankarta me mbishkrimin: “Jetët irlandeze kanë rëndësi” ndërsa valëviteshin flamuj irlandez në një lagje ku banon një komunitet i madh emigrantësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE