NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan tregon riafirmimin për paqe e stabilitet!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkan tregon riafirmimin për paqe e stabilitet!

Aleanca Veri-Atlantike ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të shefit të kësaj organizate ushtarake Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.

Në një postim në rrjetin X thuhet se vizita e Stoltenberg dëshmon përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan NATO.

Jens Stoltenberg, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa, që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës, tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë. Stoltenberg tha se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor “ka rëndësi për sigurinë tonë”. Ai shtoi se NATO do të zbatojë mandatin e misionit të tij në Kosovë, KFOR, për të ofruar mjedis dhe lëvizje për të gjitha komunitetet.

Duke folur për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit nga një grup i serbëve të armatosur, Stoltenberg tha se përgjegjësit për sulmin duhet të përballen me drejtësinë.

Sekretarit të Përgjithshëm në Beograd i deklaroi presidentit serb se grumbullimi i forcave të ushtrisë së tij në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon aspak në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE