Florian Sulejmani zgjidhet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Florian Sulejmani zgjidhet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore!

Florian Sulejmani kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore që zëvendëson Ardi Veliun pas dorëheqjen është prezantuar gjatë ditës së sotme.

Prezantimi është bërë nga ministri i Brendshëm Brendshëm Taulant Balla i cili vuri theksi te vetëpastrimi i policisë, duke thënë se duhet çuar në një nivel të ri.

E vlerësoj maksimalisht punën e deritanishme së bashku me ju, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar pranë SPAK dhe Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm mbi 200 raste për rreth 300 subjekte, ndër ta gati 260 oficerë policie, me masa që variojnë nga arrest në burg deri tek pezullimi nga detyra.  Besoj pas 130 ditëve së bashku më keni dhënë të drejtë për çfarë i thashë drejtuesve të Policisë së Shtetit, ditën e parë në detyrë. Një rrënjë kanabisi e ka një shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi e ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sa nga këta 260 punonjës policie keni arrestuar apo proceduar si të përfshirë apo mos-veprim ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Nuk i vë në diskutim këtu rezultatet e agjencisë, të kuptohemi qartë. Në këto 4 muaj e pak së bashku kam vlerësuar rritjen dita ditës së forcës goditëse.

Po ama nuk mund të mos vë në diskutim faktin se pas statistikave të saj qëndron e vërteta se janë goditur shumë keqbërës me grada të ulëta ndërsa fare pak me grada më të larta. Besoj se jemi të gjithë dakord, bashkë me pritshmëritë e publikut, se ka ardhur momenti ta ngremë në një nivel të ri dhe standard më të lartë procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, dhe të subjekteve të tjera ndaj të cilëve ushtron mbikëqyrje AMP-ja, siç janë Garda e Republikës dhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Siç e kam thënë: lufta kundër korrupsionit nuk nis nga jashtë nesh, por së pari brenda nesh”, tha Balla.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE