Pas 7 javësh luftë, hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 7 javësh luftë, hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Pas 7 javësh luftë, nga ora 7 e mëngjesit ka hyrë në fuqi armëpushimi prej të paktën katër ditësh mes Hamasit dhe Izraelit. Pauza katërditore në luftime do të shoqërohet me lirimin e 150 të burgosurve palestinezë, 50 pengjeve në Gaza dhe hyrjen e ndihmave.

Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 13 pengje në Gaza pritet të lirohen në orët e ardhshme, ndërsa kamionët e ndihmës do të kalojnë gjithashtu në Gaza.

Sipas ndërmjetësuesve të Katarit, grupi i parë prej 13 pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi do të lirohet në orën 16:00 pasdite, kryesisht gra dhe fëmijë. Më pas, do të lirohen 39 gra dhe të mitur palestinezë të ndaluara në Izrael.

Pak çaste përpara se armëpushimi të hynte në fuqi, u dëgjuan të shtëna me armë dhe mortaja, si dhe një sulm ajror pranë Gazës.

Një raketë e lëshuar nga Gaza pas fillimit të armëpushimit u kap nga një bateri e mbrojtjes ajrore Iron Dome pranë kibucit kufitar izraelit të Kissufit dhe Ein Ha-Shlosha’. Sirenat e alarmit kishin rënë më parë në atë zonë. Nuk raportohet për dëme apo viktima.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit paralajmërojnë se lufta nuk ka përfunduar ende dhe se pauza humanitare është e përkohshme.

Burimi: A2Cnn

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50901 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE