Zhvillohet kampionati i parë botëror për mbledhjen e plehrave!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhvillohet kampionati i parë botëror për mbledhjen e plehrave!

Këtë javë u zhvillua në Tokio kampionati i parë botëror i Spogomit. Spogomi është një sport i ri që përbëhet nga fjalët “sport” dhe “gomi” që në japonisht do të thotë mbeturina apo plehra. Spogomi mund të përkthehet si “garë për mbledhje mbeturinash”. Ekipe të përbërë prej tre vetësh garojnë kundër njëri-tjetrit për të gjetur dhe seleksionuar sa më shumë mbeturina që të jetë e mundur për një periudhë kohe të paracaktuar. Fituesit shpallen sipas një sistemi pikësh të bazuar në llojet e mbeturinave.

Fitues i Kampionatit Botëror të Spogomit 2023 u shpall ekipi nga Pakistani. Në Japoni, Spogomi është shndërruar në një lëvizje masive. Sipas Fondacionit Nippon, organizata më e madhe jofitimprurëse e Japonisë, që e promovon zyrtarisht këtë sport që nga viti 2019, në konkurset e ndryshme deri tani kanë marrë pjesë 150,000 vetë.

Shkollat e ​​ofrojnë Spogomin si aktivitet jashtëshkollor pasditeve. Në fillim të vitit, ky sport u bë i njohur edhe jashtë Japonisë. Në kampionatin e parë botëror të Spogomit ishin të përfaqësuara të gjitha kontinentet me ekipe nga Australia e Filipinet e deri nga Maroku, Gjermania dhe SHBA-ja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50859 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE