Dëborë në Qarkun Kukës, punohet për pastrimin e Rrugës së Kombit!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dëborë në Qarkun Kukës, punohet për pastrimin e Rrugës së Kombit!

Dëborë intensive në verilindje të vendit, vështirësi qarkullimi edhe në Rrugën e Kombit, thirrje shoferëve të tregojnë kujdes. Në terren po punojnë borëpastrueset. I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga bora që në zonat e thella malore, arrin mbi 20 cm trashësi. Raportohet se rrugët kombëtare qarkullohen normalisht. Po punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Pavarësisht reshjeve të dëborës, furnizimi me energji elektrike është normal në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut Kukës. Por, bëjnë përjashtime njësitë administrative Shishtavec, Topojan e Zapod në Bashkinë Kukës, ato Golaj e Gjinaj në Has, si dhe në Tropojë të Vjetër e disa fshatra të njësisë Bytyq në Bashkinë Tropojë.

Për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të ftohta me origjinë polare. Moti me vranësira po shoqërohet me shira me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet janë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematike. Në relievet malore në lindje të vendit, si dhe në Alpe bie dëborë me intensitet të ulët e mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i masave ajrore të ftohta me origjinë polare.

Moti do të jetë me vranësira mesatare e të dendura, të cilat do të pasohen me reshje të herëpas’hershme shiu që në orët e para të mëngjesit, me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive, të cilat në intervale të shkurtra kohore do të shfaqen problematike. Në relievet malore në lindje të vendit, si dhe në Alpe parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët e mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare  2-9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë intensive në formën e tufanit dhe relativisht problematike me shpejtësi deri në  13-25 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/10
Re shi

Kukës
3/5
Re shi borë

Lezhë
4/11
Re shi

Dibër
2/4
Re shi borë

Durrës
7/9
Re shi

Tiranë
7/11
Re shi

Elbasan
6/10
Re shi

Berat
5/11
Re shi

Vlorë
9/11
Re shi

Korçë
3/5
Re shi borë

Gjirokastër
6/9
Re shi

Sarandë
9/10
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE