Konflikt i çastit, plagosje me armë zjarri në Lezhë!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikt i çastit, plagosje me armë zjarri në Lezhë!

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm, në zonën e njohur si Ura e Cenit, në Lezhë. Ende nuk ka shumë detaje, por paraprakisht mësohet se i lënduar mbeti një shtetas nga Laçi, shoferi i një furgoni që ishte me pasagjerë kur u qëllua ndaj drejtuesit të mjetit, në afërsi të tregut të qytetit verior.

I plagosuri u dërgua në spital ku për fat të mirë ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ndërkaq, autori i dyshuar u identifikua nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Në vijim priten më shumë detaje mbi rrethanat e motivet. Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE