Zef Deda përcillet mes loteve dhe duartrokitjeve, Jul Deda: Nuk e di nëse unë dhe Mario do të mbajmë lart emrin e madh që ka lënë!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zef Deda përcillet mes loteve dhe duartrokitjeve, Jul Deda: Nuk e di nëse unë dhe Mario do të mbajmë lart emrin e madh që ka lënë!

Aktori i madh i humorit, Zef Deda është përcjellë me duartrokitje nga teatri “Migjeni” për në banesën e fundit.

“Kam dëshirë me falenderu Zef Dedën. Një babë i jashtëzakonshëm, bashkëshort i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, aktor shumë i madh. Nuk e di se sa të fokusuar me qenë unë edhe Mario dhe fëmijët tonë për të ruajtur emrin që ai ka lënë në Shkodër dhe Shqipëri.

Shpresoj t’ia dalim, por besoj se një ndihmë e madhe ka  me qenë edhe baba duke na ruajtur nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe mënyrën se si është sjell në jetë, na e ka bërë jetën më të lehtë.

E falënderoj nga zemra. Kam dëshirë t’ju falënderoj dhe ju, kolegët e babës, për shumë vite. Keni marrë dhe keni dhënë me njëri-tjetrin. Jeni një brez që keni ruajtur miqësi me njëri-tjetrin, sot nuk është më kjo.

Unë dua t’ju kërkoj meqenëse sot është për herë të fundit në teatrin ‘Migjeni’ një duartrokitje” u shpreh Jul Deda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE