Dita e tretë e armëpushimit, Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen sot nga Hamasi!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e tretë e armëpushimit, Izraeli merr listën e pengjeve që do të lirohen sot nga Hamasi!

41 pengje të mbajtura në Gaza janë liruar, ndërsa armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit hyn në ditën e tretë dhe të parafundit.

Izraeli deklaroi se kishte marrë listën e re të pengjeve që duhet të lirohen sot. Hamasi do të lirojë një grup të tretë të pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Zyra e kryeministrit Netanyahu tha se kishte marrë një listë të pengjeve që do të lirohej nga Hamasi të dielën. Lista po kontrollohej nga zyrtarët e sigurisë dhe familjet ishin informuar.

Ndërkohë mbrëmë, Hamasi liroi 17 pengje, mes tyre 4 tajlandezë dhe 4 shtetas me pasaporta të dyfishta, izraelite dhe gjermane, ndërsa Izraeli, nga ana tjetër, liroi 39 të burgosur palestinezë.

Shkëmbimi në ditën e dytë të armëpushimit katërditor u vonua me orë të tëra për shkak të pretendimeve të Hamasit se Izraeli po shkelte marrëveshjen e armëpushimit për të burgosurit dhe ndihmën për Gazën.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se ushtria izraelite rrethoi dy spitale në Bregun Perëndimor të pushtuar në një natë bastisjesh vdekjeprurëse.

Ndërkohë gjashtëdhjetë e një kamionë dërguan ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore urgjente në Gazën veriore të shtunën. Sipas Kombeve të Bashkuara, ky është numri më i madh i kamionëve që kanë arritur në veri që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga mbrëmë. Turmat kanë takuar 39 të burgosur palestinezë, të gjithë gra dhe fëmijë, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Më shumë se 14,800 palestinezë janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. Në Izrael, numri zyrtar i të vdekurve është 1,200.

Po kështu është rritur edhe numri i gazetarëve që vdiqën për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thekson se numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë nga data 7 tetor deri më 25 nëntor është 57. Sipas të njëjtit burim, nga këta,  50 janë palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE