Moti i keq përfshin Europën, 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Itali!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq përfshin Europën, 1 viktimë dhe 6 të plagosur në Itali!

Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Europën.

Në Rumani, autoritetet lëshuan alarmin e kuq në pjesën lindore të vendit për shkak të erërave që arrijnë deri në 100 km në orë. Rrugët kombëtare u mbyllën të dielën në katër qarqe dhe 69 zona u përballën me mungesë të energjisë elektrike.

Edhe në Bullgari qytetarëve iu kërkua të shmangnin udhëtimet përgjatë gjithë fundjavës, pasi moti i keq ka përfshirë vendin.

Italia është përballur gjithashtu me erëra të forta. Një 82-vjeçare humbi jetën në Romë pasi një pemë u rrëzua duke goditur 82-vjeçaren. Në të gjithë kryeqytetin Italian u rrëzuan rreth 300 pemë gjatë së shtunës, duke shkaktuar 6 të plagosur.

Reshje të shumta dëbore mbuluan Austrinë përgjatë fundjavës. Në disa zona të vendit trashësia e dëborës arriti në 20 cm, por nuk raportohet për probleme në qarkullim. Ndërkohë zonat turistike malore po presin turistët e parë për këtë dimër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE