“Dita ideale për të takuar njerëz të rinj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
Dashi
Personat që keni pranë nuk do ta kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore sot. Do të ndjeheni disi të lënë mënjanë për këtë arsye. Beqarët nuk duhet të refuzojnë ftesat për takime, por të tregojnë kujdes në vendimet që do marrin. Financat do jenë të qëndrueshme, mund të kryeni edhe shpenzime.
Demi
Nëse doni të dini opinionin e partnerit/es lidhur me një çështje të caktuar mjafton që të pyesni. Kështu mund të jeni më të qartë në të ardhmen. Beqarët do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin dot mbanë as sot. Në planin financiar nuk keni pse të shqetësoheni, gjendja do jetë e qëndrueshme.
Binjakët
Keni pritur mjaft kohë që një projekt i cili i përket të ardhmes suaj në çift të realizohet. Sot që ka ardhur dita jeni të qetë që do të shijoni frytet e punës tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, dhe disa prej tyre mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje afatgjatë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Po hiqni dorë në mënyrë të moderuar nga raporti me partnerin/en që pretendon shumë prej jush. Me kalimin e kohës do ta shihni që do të jeni më të qetë. Beqarët do kalojnë momente emocionuese falë disa personave që do takojnë dhe njohin sot. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë, për të shmangur problemet.
Luani
Sot po hasni në vështirësi për të çuar përpara një impenjim që jeni zotuar. Me kalimin e orëve do të filloni të hiqni dorë. Beqarët do tregohen të mbyllur në vetvete dhe do refuzojnë ftesat për takime, do humbasin disa mundësi të mira. Në planin financiar parashikohen disa probleme të vogla.
Virgjëresha
Ju habit mënyra se si janë në të vërtetë disa persona të cilët nuk i kishit njohur deri më sot. Gjithsesi është gabimi juaj që ju keni besuar. Beqarët do tërhiqen pa fund ndaj një personi që do takojnë dhe do fillojnë të besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat do vijnë duke u stabilizuar ndjeshëm.
Peshorja
Sot do të arrini të kaloni një provë të vështirë në marrëdhënien tuaj me njeriun që keni pranë jush dhe që keni kohë që po e shtyni. Beqarët do kenë takime interesante sot dhe mund të takojnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Kujdes me financat, tregohuni sa më të matur me shpenzimet.
Akrepi
Nuk duhet të mendoni në asnjë moment për punën sot sepse gjithçka duhet ti dedikohet familjes tuaj dhe njerëzve që ju duan. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me fat dhe mund të takojnë edhe princin e tyre të kaltër. Financat do jenë të mira, gjithsesi kujdes me shpenzimet që do kryeni.
Shigjetari
Po ekzagjeroni disi me frikërat tuaja sepse nuk do t’ju lënë të shijoni deri në fund momentet e bukura që ju ofron dita ju të dashuruarve. Beqarët edhe pse do realizojnë takime të njëpasnjëshme, do vazhdojnë të jenë sërish vetëm. Në planin financiar do jeni me fat, nuk paraqiten probleme.
Bricjapi
Nëse e merrni me optimizëm çdo impenjim tuajin në marrëdhënien në çift gjerat do të shkojnë më së miri. Është më shumë çështje mendjeje sesa fizike. Beqarët nuk do arrijnë ta ndryshojnë dot statusin sot, prandaj këshillohen të presin edhe pak kohë dhe të mos nxitohen. Financat do jenë të mira.
Ujori
Keni lënë që koha të kalojë pa mbyllur asgjë në praktikë por do të rikuperoni në kohë dhe do të arrini të zgjidhni gjithçka brenda ditës. Beqarët do tregohen mjaft mosbesues ndaj personave që do takojnë dhe nuk do vendosin dot për të hedhur hapa. Në planin financiar Jupiteri do ketë ndikim pozitiv tek ju.
Peshqit
Sot është dita ideale për të takuar njerëz të rinj dhe për të parë alternativa të reja në çdo fushë të jetës. Gjërat mund të kenë një zhvillim të papritur për ju të dashuruarit. Beqarët do kenë kërkesa pa fund për takime, por do i marrin gjërat shtruar duke mos u nxituar për asnjë vendim. Në planin financiar gjendjen do e keni nën kontroll.