Vuçiç: S’do ta nënshkruaj marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Serbia do të ketë pasoja!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç: S’do ta nënshkruaj marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Serbia do të ketë pasoja!

Në një takim me nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore Sveti Sava nga Zherovnica e Komunës së Zveçanit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk do ta firmosë marrëveshjen për njohjen e Kosovës dhe se populli serb duhet të përgatitet për pasoja.

Sipas tij, ka presion të shtuar nga SHBA dhe Europa për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve përpara zgjedhjeve elektorale në vendet respektive.

“Në thelb qëllimi i tyre është të na detyrojnë në një mënyrë ose në një tjetër të na fusin në një kornizë ligjore në të cilën do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Keni dëgjuar këto kohë për problemin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës apo problemet me njohjen e dokumenteve dhe targave, por thelbi i të gjithave është nëse do t’i lëmë ata në Kombet e Bashkuara apo jo, dhe në fund, nuk do ta bëjmë, por duhet të keni parasysh, se për këtë ka edhe pasoja”, u shpreh Vuçiç.

Sipas tij në një të ardhëm të afërt nga Brukseli mund të kërkojnë vendosjen e sanksioneve për Serbinë

 “Pesë herë kam refuzuar të nënshkruaj në Bruksel deri më tani njohjen e Kosovës. Por, presioni dhe kërcënimet do vijojnë. Atëherë do t’iu thonë çdo ditë, pra ju tashmë e dini që Kosova ka sanksione, ndaj të gjithë kërkojnë nga ne të keni edhe ju” , tha Vuçiç.

I pyetur edhe nëse do të nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit të nënshkruar në Ohër, ku parashikohet dhe krijimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Vuçiç tha se këto janë dilema të vështira, por se e nevojshëm është ruajtja e stabilitetit dhe të mendohen me kujdes mënyrat se si do veprohet në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE