Këngëtarja Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja Demi Lovato fejohet me muzikantin Jutes!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Demi Lovato, është fejuar me muzikantin Jutes pas një viti lidhje. Jutes, emri i vërtetë i të cilit është Jordan Lutes i propozoi Lovatos në Los Angeles me një unazë diamanti në formë dardhe. Ata u shfaqën më të lumtur se kurrë në sesionin e tyre të thjeshtë të fejesës, duke vështruar njëri-tjetrin me adhurim.

Sipas People, çifti i sapofejuar u drejtua në një nga restorantet e tyre të preferuara në Los Angeles për të festuar me familjet e tyre pas propozimit. Lovato dhe Jutes janë bashkë që nga muaji gusht, gati dy vjet pasi ylli i “Camp Rock” i cili përdor përemrat ajo/ata i dha fund fejesës së saj të parë me aktorin Max Ehrich. Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në galën e Clive Davis Pre-Grammy në The Beverly Hilton në Beverly Hills, Kaliforni, në shkurt.

Problemet që ka patur në raport me të atin kanë bërë që këngëtarja Demi Lovato të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj nga ajo në moshë. Këngëtarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj më të mëdhenj. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili është 13 vjet me i madh

Tani mund të them me besim se nuk i kam më të gjitha këto probleme që kam pasur me babin. 

Rikujtojmë se, para disa kohëve këngëtarja e njohur erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. Ajo pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48891 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE