“E dua Shqipërinë”/ Këndoi “Mora Fjalë”, e reja nga Rumania: Kam lexuar shumë për luftën e Kosovës!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“E dua Shqipërinë”/ Këndoi “Mora Fjalë”, e reja nga Rumania: Kam lexuar shumë për luftën e Kosovës!

Këngëtarja rumune Andreea Vilcan së fundmi ka publikuar një video duke interpretuar një ndër këngët më të njohura shqiptare, “Mora fjalë”, kushtuar Komandantit Adem Jashari. Video e saj ëhstë bërë menjëherë virale për shkak të talentit dhe interpretimit të bukur që ajo i ka bërë kësaj kënge.

E ftuar në “Shqipëria LIVE”, Andreea ka treguar se është shumë e lidhur me kulturën shqiptare dhe për këtë arsye e këndoi këtë këngë. Ajo tregon se për vendin tonë  ka mësuar nga gjyshërit e saj, të cilët e kanë bërë të dojë Shqipërinë po ashtu edhe Kosovën.

E di sa e veçantë është për ju dhe jam shumë e apasionuar pas shtetit tuaj. Kjo ishte mënyra se si unë të depërtoja në Shqipëri, jam një person i ndjeshëm dhe ju ndjej me anë të kësaj kënge. Gjyshi im më ka treguar historinë e Shqipërisë dhe të luftës së Kosovës dhe me këtë këngë, e ndjej më shumë, e kuptoj më shumë atë që ka ndodhur.

Kam studiuar për ngjarjet e luftës së Kosovës. Kam shoqe në Kosovës dhe ajo është pjesë e jetës sime dhe dua të mësoj për këtë. Ajo më ka treguar më shumë gjëra. E njoh historinë e Adem Jasharit nga ajo. Kam dashur të lidhem me ju si popull.

Nuk kam pasur asnjë të dashur nga Shqipëria, por shumë vajza rumune lidhen me djem shqiptarë sepse kanë kulturë të ngjashme. Njerëzit e vendit tim e dinë dashurinë time për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk ishte surprizë për ta, por ata e duan dhe ju pëlqen shumë kënga që unë kam bërë. Janë shumë gra të martuara me djem shqiptare dhe ata më mbështesin mua.

Unë tani jam në Kosovë, do jetoj këtu dhe të nis një karrierë këtu. Kam mbarritur vetëm dje, do jem në festimet e Pavarësisë. Do këndoj me njerëez të afërm jashtë, do dal në festoj me të jgtihë ata që do jenë aty.

Rumania nuk e njeh Kosovën, por unë nuk jam dakord me këtë gjë. Dua të bëj diçka që kjo të ndryshojë, sepse gjërat janë të vështira. Njerëzit në Rumani janë dakord me mua që nuk është e drejtë që nuk e njohin Kosovën si shtet. Gjithmonë diskutojmë se çfarë mund të bëjmë për t’i ndryshuar gjërat sepse politika ëhstë e ngatëruar.

Gjyhën shqipe e kam mësuar shumë lehtë, është e çuditshme ta shpjegoj, por më vjen shumë natyrale. Nuk flas fjali të gjata, por ato fjalë që them i shqiptoj shumë lehtë. Jam e sigurt se mudn të kem paraardhës shqiptarë por gjyshrit e mi nuk më kanë thënë gjë, por gjithsesi besoj se kam gjak shqiptar kudo.

Di të them “Mirëdita, si jeni? Falemidnerit shumë. Di dhe disa fjalë të këqija.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE